Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani dështon të shkëputet në krye, Feronikeli rikthehet te suksesi

Ballkani dështoi të shkëputet edhe më shumë në krye të renditjes, pasi u mposht me rezultatin minimal 1-0 në transfertën ndaj skuadrës së parafundit të renditjes, Vushtrrisë.

Këta të fundit morën fitoren falë një penalltie të ekzekutuar saktë nga Shala në minutën e 33-të, ndërsa tashmë u ngjitën në kuotën e 15 pikëve dhe shpresojnë t’iu largohen zonës së ftohtë.

U rikthye te fitorja edhe Feronikeli, që mposhti Dukagjinin me rezultatin 4-2 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” të Drenasit. Neziraj Dabiqaj, Cariaca e Zeka shënuan për kampionët në fuqi, nga dy gola në çdo pjesë, duke vulosur suksesin.

Sfida tjetër e javës, mes Drenicës dhe Ferizajt, përfundoi me fitoren 0-2 të këtyre të fundit, duke përmbyllur kështu një javë mjaft interesante dhe rezultative për skuadrat e fundit të renditjes.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...