Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani dhe Prishtina fitore të thella, Feronikeli ngec në Ferizaj

Dy fitore të ekipeve pritëse dhe një barazim në tri ndeshjet e kësaj të shtune në IPKO Superligën e Kosovës. Konfirmojnë ambiciet për titullin kampion Ballkani dhe Prishtina, ndërsa Feronikeli kampion në fuqi, me vetëm një pikë, për momentin del jashtë garës për trofenë më të rëndësishëm në vend.

Përmbush pritshmëritë skuadra e Ballkanit, që triumfoi 3-0 ndaj Drenicës në stadiumin e Suharekës, ku pati mbështetje të madhe nga tifozët vendës. Dy golat e parë të këtij takimi u shënuan në pjesën e parë nga Topalli dhe Hoxha, ndërsa gjatë fraksionit të dytë, pak para së të përfundonte takimi, realizoi një eurogol Fetahaj, nga një distancë e largët.

Asnjë problem edhe për Prishtinën, që iu imponua 4-0 në “Adem Jashari” Vushtrrisë. Endrit Krasniqi e zhbllokoi rezultatin që në minutën e 3-të, ndërsa në të 10-ën Otto John, ish-sulmuesi i Skënderbeut e thelloi epërsinë e kryeqytetasve. Në pjesën e dytë e tundi rrjetën e Vushtrrisë edhe Mankenda, i shërbyer nga Korenica. Ky i fundit shënoi të katërtin për Prishtinën në minutën e 87-të, duke vulosur rezultatin përfundimtar të kësaj ndeshjeje.

Prishtina me këtë fitore ngjitet, të paktën për 24 orë, në vendin e dytë me 34 pikë, tri më pak se Ballkani kryesues.

Ferizaj shpërdori epërsinë e krijuar ndaj Feronikelit që në minutën 40-të me golin e Oranës, pasi u ndëshkua nga Andrews në të 75-ën, duke mos e shfrytëzuar në maksimum faktorin fushë. Kujtojmë që Ferizaj luajti në minutat e fundit me një lojtar më pak pas ndëshkimit të Hysenit me kartonin e dytë të verdhë. Dominim në lojë dhe rastet e krijuara nga ana e Feronikelit, por përfundoi pa fitues (1-1) ky takim i zhvilluar në stadiumin “Ismet Shabani”, rezultat që ndikon pak në ambiciet e të dyja skuadrave, edhe pse me pikën e fituar u pajtuan me shumë vendësit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...