Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ballkani e Llapi me hap lideri, Fushë Kosova në krizë

Këtë mesjavë u zhvillua edhe xhiro e shtatë në Superligën e Kosovës, ku nuk munguan golat dhe momentet kryesore. Dy skuadrat të cilat aktualisht kryesojnë renditjen tabelare, Llapi dhe Ballkani fituan përballë Malishevës respektivisht Fushë Kosovës respektivisht. Ballkani fitoi pastër 0-2 kundër Fushë Kosovës ndërkohë Llapit iu desh një gol në minutat e fundit për të arritur suksesin e radhës, 2-3 kundër Malishevës në udhëtim.

Llapi dhe Ballkani janë në pozitat një dhe dy me 16 pikë, ndërkohë që Malisheva është në pozitën e pestë me 9 dhe Fushë Kosova në të fundit me vetëm 1. Fitore shënuan edhe Drita me Gjilanin përballë Feronikelit 74′ dhe Lirisë. Drita triumfoi në udhëtim 0-2 me Feronikelin 74′ kurse Gjilani me një gol të vetëm mposhti Lirinë dhe arriti fitoren e dytë këtë edicion.

Lexo edhe:

Pozita e tretë për Dritën me 12 pikë 4 larg Ballkanit dhe Llapit ndërsa Gjilani është në pozitën e gjashtë dhe ka shtatë, me Dritën që ka një ndeshje më pak. Ndeshja e vetme ku nuk kishte fitues ishte takimi mes Prishtinës dhe Dukagjinit që përfundoi 2-2, një ndeshje argëtuese ku skuadrat ndanë pikët por një hap fals për Prishtinën që nuk ia del të shënojë fitore dhe t’i afrohet skuadrave lart në tabelë.

Dukagjini mori një pikë të rëndësishme ku tani ashtu si Gjilani ka shtatë pikë duke u renditur pikërisht i  shtati dhe është vetëm 3 larg Prishtinës e cila ka 10 dhe është në pozitën e katërt.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...