Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani fiton ndaj Trepçes ’89 dhe merr kreun

Ballkani merr kreun e Superligës së Kosovës, duke përfituar nga barazimi i Dritës, një ditë më parë, ndaj Drenicës. Skuadra nga Theranda fitoi 0-2 ndaj Trepçës ’89 në “Riza Lushta”, takim që u ndoq nga afër nga trajneri i Kosovës, Bernard Challandes. Golin e parë për Ballkanin e realizoi Mirlind Daku në minutën e 36-të, ndërsa të sigurisë e shënoi Arbër Hoxha në minutën e 69-të, duke vulosur suksesin e mysafirëve.

Me këtë triumf, Ballkani ngjitet në vendin e parë me 55 pikë me golaverazh më të mirë se Drita, ndërsa Trepca’89 mbetet e gjashta me 32 pikë.

Llapi fitoi 4-3 me Arbërinë në një sfidë ku miqtë shënuan 5 gola, por dy në portën e dytë. I pafat Bahtiri, që shënoi dy herë në portën e tij në minutat 3’ dhe 19’, ndërsa mes këtyre finalizimeve barazoi përkohësisht Marclei. Në pjesën e dytë shënuan Hyseni dhe Januzi, ndërsa për Arbërinë sërish Marclei dhe Zabërgja.

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...