Superliga e Kosovës

Ballkani fiton “ndeshjen hapëse”, drejtuesit shpërblejnë trajnerin Daja

Ballkani ia ka dalë të triumfojë 2-3 në sfidën e prapambetur ndaj Malishevës në transfertë (Ishte e planifikuar në javën e parë) dhe është ngjitur në kuotën e 15 pikëve, vetëm dy më pak se Drita që kryeson renditjen në Superligën e Kosovës.

Ermal Krasniqi shënoi dy herë për kampionët në fuqi të Kosovës, ndërsa Korenica shënoi të tretin, teksa për vendasit gjetën rrjetën Xhaka në minutën e katërt dhe Maliqi në shtesë.

Menjëherë pas këtij suksesi, erdhi edhe një një tjetër lajm pozitiv për skuadrën nga Theranda, pasi drejtuesit e klubit i rinovuan kontratën trajnerit Ilir Daja deri në verën e 2024-ës.

Tekniku kryeqytetas mori drejtimin e Ballkanit në dhjetorin e vitit të kaluar dhe udhëhoqi skuadrën drejt titullit kampion, e më pas drejt kualifikimit në fazën e grupeve të Conference Leagues.

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency