Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ballkani fiton në Gjilan, Llapi i falet Hysenit! Drita e pëson në minutën e 100’

Fitojnë Ballkani dhe Llapi, ndërkohë që ngec Drita në elitën e futbollit dardan. Kampionët në fuqi të Kosovës triumfuan 0-2 në Gjilan. Sukses që erdhi falë golave të Nazmi Gripshit dhe Lumbardh Dellovës.

63 pikë numëron skuadra e Ilir Dajës, dy më shumë se Llapi, që fitoi me të njëjtin rezultat përballë Prishtinës. Muhamet Hyseni realizoi dy golat e fitores për ekipin nga Podujeva.

Lexo edhe:

23-vjeçari është ngjitur në krye të renditjes së golashënuesve me 21 rrjeta, duke “parakaluar” Drilon Hazrollajn (20) e Malishevës.

Ndërkohë, Drita nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 në Klinë ndaj Dukagjinit. Autogoli i brazilianit Vitor Hugo kaloi gjilanasit në avantazh në pjesën e parë.

Por vendasit reaguan dhe evituan humbjen falë golit të Granit Elezajt në minutën e dhjetë shtesë të ndeshjes. Drita mbetet e treta me 59 pikë.

Lajme të tjera

Merkato

Antonio Conte e kishte një nga dëshirat e merkatos dhe presidenca e Napolit ia ka plotësuar. Alessandro Buongiorno është futbollisti më i ri i...

Premier League

Një tjetër futbollist shqiptar në Premier League. Futbollisti kuqezi, Matteo Dashi, do të jetë pjesë e skuadrës së parë të Crystal Palace duke nisur...

Merkato

Mehdi Taremi është zyrtarisht sulmuesi i ri i Interit. Kampionët e Italisë kanë prezantuar 31-vjeçarin iranian, i cili vjen si lojtar i lirë nga...

Merkato

Milani ka zgjedhur t’i besojë trajnerit Paulo Fonseca stolin për sezonin e ardhshëm, por merkatoja nuk ka nisur të nxehet ende, teksa kjo ka...