Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ballkani fitore që “djeg”, kualifikimi vendoset në Ishujt Faroe

Ballkani fiton 3-2 ndeshjen e parë ndaj Klaksvik të Ishujve Faroe dhe lë të hapur çështjen e kualifikimin në sfidën e kthimit që do të luhet pas një jave në transfertë, kur i kishte mundësitë të fitonte më thellë. Kampionia e Kosovës, në fakt, shpërdoroi një epërsi prej tre golash, duke pësuar dy herë në pjesën e dytë, për t’i dhënë shpresa reale kundërshtarit për avancimin në fazën play off.

E zhbllokoi takimin Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, ndërsa pesë minuta para fundit të pjesës së parë realizoi të dytin për ekipin e Ilir Dajës Meriton Korenica.

Rezultati u thellua në 3-0 në minutën e 50-të falë golit të Albion Rrahmanit, por pas këtij momenti Ballkani lëshoi shumë terren duke u ndëshkuar në minutat 69’ dhe 88’ nga i njëjti autor, Klettskard. Në takimin e kthimit, Ballkani mjafton të shmangë humbjen për të arritur një kualifikim historik në fazën play off të Conference League.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Featured

Aksionet e familjes Halili te Tirana dalin në shitje. Zyra e Përmbarimit privat Albase ka shpallur daljen në ankand të 66% të aksioneve të...

Serie A

Mesfushori i Interit, Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë për faqen humoristike sportive “Gli Autogol”, ku ka rrëfyer dhe aspekte të tjera të shokëve...