Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ballkani gati për duelin ndaj Sivassporit, shumë mungesa për Ilir Dajën

Kampioni aktual i Kosovës, FC Ballkani, të enjten mbrëma e zhvillon ndeshjen e tretë të fazës së grupeve në Conference League në udhëtimin e largët dhe aspak të lehtë ndaj përfaqësuesit turk, Sivasspor.

Një pikë nga dy ndeshje për djelmoshat që drejtohen nga Ilir Daja, mund të konsiderohen pak për një arsye të vetme dhe të fuqishme… Ballkani luajti shumë mirë në të dyja ndeshjet, pati mjaftë raste, shënoi tre gola, por ishte i pafat, sidomos në ndeshjen e parë ndaj Cluj, kur therandasit pranuan gol krejt në fund të ndeshjes.

Edhe në Pragë ishte ndeshje shumë e mirë, me Ballkanin që dy herë ishte në epërsi, dhe në fund ndoshta pak edhe në saje të përvojës më të madhe të Slavias, erdhi humbja prej 3-2, që realisht edhe ka mundur të evitohej.

Gjithsesi, Ballkani tashmë është gati për ndeshjen e tretë ndaj Sivassporit, që ka 4 pikë pas dy ndeshjeve, por me golavarazh 2-1, që do të thotë se nuk shënojnë shumë, por as nuk pranojnë gola të lehtë, karshi Ballkanit që ka shënuar tre dhe pranuar katër gola.

Mirëpo, problemi i madh për Dajën në këtë ndeshje janë mungesat e mëdha dhe atë të futbollistëve po thuajse kyç. Ndaj Sivasspor trajneri shqiptar nuk do të mund të llogaritë në Edvin Kuç, Nazmi Gripshi, Leonit Abazi, Rustem Hoxha të gjithë të lënduar, pastaj Leotrim Bekteshi  nuk është 100% i gatshëm për lojë.

Sipas të gjitha gjasave as ai nuk do të mund të luajë fare, ose vetëm pak minuta në pjesën e dytë, ndërsa mbrojtësi Astrit Thaqi mungon shkaku i kartonit të kuq.

Gjitha këto mungesa ia vështirësojnë punët Dajës për të zbritur në fushë formacionin më të mirë të mundshëm, mirëpo edhe ata që do të luajnë, sigurt do ta japin maksimumin për të nxjerr rezultat pozitiv. I vetmi lajm i mirë për Ballkanin është forma e dobët e Sivassporit në kampionatin turk.

Ata në ndeshjen e fundjavës humbën në shtëpi 1-2 nga Hataysporit, apo më saktë kanë pësuar tri humbje dhe dy barazime në pesë ndeshjet e fundit, duke u renditur në pozitën e 17 në tabelë, pra janë në zonën e kuqe, kurse Ballkani vjen pas fitores 2-0 në Superligën e Kosovës ndaj Gjilanit, duke regjistruar katër fitore në pesë ndeshjet e fundit.

Sivaspor-Ballkani luhet të enjten me fillim nga ora 18.45 dhe transmetohet në Supersport.

Kalendari i plotë:

Kalendari

Lajme të tjera

Lajme

Myrto Uzuni udhëhoqi Granadan drejt ngjitjes në La Liga. Në ndeshjen e fundit të LaLiga2, përballë Leganes (2-0), “bomberi” beratas e zhbllokoi rezultatin në...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...