Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani në Vushtrri për shkëputjen, Feronikeli synon kthesën me Dukagjinin

Luhen këtë të hënë 3 ndeshjet e fundit të javës së 17-të të IPKO Superligës së Kosovës, rezultatet e të cilave nuk mund të sjellin ndryshime të mëdha në renditje, megjithatë kanë rëndësi të madhe për objektivat e protagonistëve në fushën e blertë.

Skuadra e Ballkanit, e cila është pa dyshim surpriza e këndshme e këtij sezoni (kryeson me meritë) ka një shans të mirë për të thelluar distancën me ndjekësin më të afërt, Gjilanin (u ndal në barazim me Prishtinën), teksa do të jetë mysafirë në fushën e Vushtrrisë, që me perfomancat e deritanishme është skuadra e dytë, pas Dukagjinit, më e kuotuar për të rënë nga kategoria. Në rast suksesi, formacioni i drejtuar nga Ismet Munishi do të shkonte në pushimet dimërore me 5 pikë më shumë se “skifterët”.

Në të njëjtën, orë, pra në 13:00, kampioni në fuqi, Feronikeli, pret në Drenas Dukagjinin, në një sfidë “të fituar” në letër, por ende jo në fushën e blertë. Në stadiumin “Rexhep Rexhepi” presin me çdo kusht fitoren, që kampionët të mos abdikojnë para kohe nga froni.

Në Skënderaj zhvillohet një përballje interesante mes Drenicës dhe Ferizajt, me skuadrën mike që kërkon revansh për humbjen e fazës së parë. Vendasit synojnë të shfrytëzojnë faktorin fushë për të qenë më afër skuadrave të kreut, ndërsa miqtë, që renditen të 10-tët duan pikë për mbijetesën, që mbetet objektivi primar.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...