Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani ngec ndaj Drenicës, i lë kreun Dritës, nuk përfiton as Gjilani!

Ballkani i Ismet Munishit humbet kreun e Ipko Superligës së Kosovës. Në javën e 23-të në Suharekë Ballkani nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola ndaj Drenicës duke i lënë kreun e klasifikimit Dritës që një ditë më parë triumfoi 1-0 ndaj Flamurtarit. Ishte një ndeshje me shumë raste ajo e Suharekës të cilës i mungoi vetëm goli. Shtylla i tha jo rrjetës së vendasve ndërkohë që miqëve nga Skënderaj iu anulua një gol nga gjyqtari për faull ndaj një kundërshtari. Me këtë barazim skuadra e Ismet Munishit u ngjit në kuotën e 45 pikëve, 1  më pak se Drita që kryeson. Nuk përfitoi nga hapi fals i Ballkanit, Gjilani i Gentian Mezanit që barazoi 1-1 në shtëpi ndaj Trepça ’89. Golit të Hajdarit me penallti në pjesën e parë iu kundërpërgjigj në fillimin e së dytës Arb Manaj. Një barazim shumë i vlefshëm ky për skuadrën mitrovicase në garën për mbijetesë ndërkohë që Gjilani nuk e nisi në mënyrën e duhur kampionatin pas pauzës 3 mujore.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...