Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Ballkani ngec përballë Dukagjinit, Prishtina rikthehet te fitorja në sfidën me Llapin

Superliga e Kosovës ka mbyllur raundin e 22-të këtë të dielë, me Ballkanin që ngeci në shtëpi përballë Dukagjinit.

Kjo përballje u mbyll me barazimin 1-1 ndërsa ishin miqtë ata që gjetën të parët rrugën drejt rrjetës. John shënoi nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 18’ dhe i dha avantazhin Dukagjinit.

Megjithatë vendasit reaguan dhe në minutën e 55’ Rrahmani shënoi për kampionët në fuqi të Kosovës, duke i siguruar një pikë ekipit të tij.

Pas raundit të 22-të Ballkani shkon në kuotën e 48 pikëve, katër më shumë se Drita e vendit të dytë, ndërsa Dukagjini shkon në 26 pikë dhe renditet në vend të gjashtë.

Lexo edhe:

Gjilani e mbylli me tri pikë këtë javë, ndërsa mori fitoren minimale 1-0 ndaj Trepca 89’.  Të dyja skuadrat tentuan në disa raste të gjenin rrjetën, megjithatë vendasit ia dolën që të zhbllokonin sfidën dhe të fitonin këtë takim, me golin e Dabiqaj në minutën e 79’.

Pas këtij takimi Gjilani renditet në vend të tretë me 35 pikë, teksa Trepca 89 në vend të tetë me 22 pikë.

Prishtina rikthehet te fitorja pas tre javëve, ndërsa ka triumfuar me rezultatin 0-2 në transfertën e Llapit.

Ishte Prapashtica ai që zhbllokoi sfidën në minutën e 41’ dhe u dha avantazhin miqve. Teksa në minutën e 45+2’ Krasniqi realizoi golin e dytë për Prishtinën dhe vulosi rezultatin e këtij takimi.

Pas raundit të 22-të Llapi renditet në vend

Lajme të tjera

Itali

Romelu Lukaku nuk është një nga lojtarët e konfirmuar për organikën e sezonit të ardhshëm tek Inter. Sulmuesi belg do të rikthehet në Londër...

Sport

Suedia është bërë vendi i parë në botë që ka regjistruar zyrtarisht seksin si sport. “Si çdo sport tjetër, arritja e rezultateve të dëshiruara...

Merkato

Raphaël Guerreiro e mbylli mes lotësh aventurën 7-vjeçare me Borussia Dortmund. Anësori i majtë portugez, shpresonte të largohej me titull dhe festë, por dëshira...

Featured

Andrea Pirlo rikthehet të luajë futboll në moshën 44-vjeçare. Mediet italiane raportojnë se Pirlo do të luajë në Kings League, pas mbylljes së eksperiencës...