IPKO Superliga

Ballkani nuk njeh blof me Vushtrinë, Llapi i merr pikën Gjilanit

Ballkani bën detyrën në ndeshjen shtëpiake ndaj Vushtrisë, fiton 3-1 dhe rikthen diferencën prej 5 pikësh me Dritën e vedit të parë, kur kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe gjashtë ndeshje, pra edhe 18 pikë në lojë për secilën skuadër. Ekipi i drejtuar nga Ismet Munishi dominoi në lojë përballë një kundërshtari me shpresa të pakta për mbijetesë.

Pjesa e parë u mbyll me epërsinë e dyfishtë të vendasve, falë golave të Bakut dhe Baftiut me 11-metërsh, ndërsa në fillim të fraksionit të dytë Prekazi i çoi shifrat në 3-0. Avantazhi i thellë bëri që Ballkani të lëshonte disi në lojë dhe të pësonte gol në minutën e 77-të me autor Fazliun, por që do të vlente vetëm për statistikë.

Emocione në takimin tjetër të orës 17:00, Gjilani – Llapi, që u mbyll pa fitues, 2-2. Rezultat ky që e largon ekipin e Gentian Mezanit nga titulli, megjithatë me 18 pikë në lojë gjithçka mund të ndodhë.

Dy herë kaloi në epërsi Llapi në pjesën e parë me V. Veliun, që shënoi në minutat 15’ dhe 42’, por po kaq herë vendësit arritën të barazonin, fillimisht për 1-1 me Rezak dhe në minutën e 90-të me Gerhard Prognin, për rezultatin përfundimtar 2-2.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency