Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani përfiton nga ndalesa e Dritës, e ngushton në -3 pikë distancën me kreun, tronditet Trepça ’89

Ballkani përfiton në maksimum nga ndalesa e Dritës ndaj Prishtinës dhe ngushton në vetëm 3 pikë diferencën me kreun e renditjes në IPKO Superligën e Kosovës. Në javën e 30-të skuadra e Ismet Munishit triumfoi me rezultatin 0-1 ndaj Feronikelit në Drenas, në një ndeshje ku miqtë nga Suhareka e kërkuan më shumë fitoren dhe ju falën një goli të Blend Baftiut në minutën e 35-të të pjesës së parë. Ky ishte suksesi i 4-t rresht për Ballkanin në kampionat që është futur në shinat e duhura pas një rifillimi jo të mirë pas pandemisë. Me këtë fitore “portokallinjtë” rimorën vendin e 2-të tashmë në kuotën e 62 pikëve, duke zbritur Gjilanin në vendin e 3-të, ndërkohë që në javën e ardhshme do të presin Prishtinën në Suharekë.

Arriti një fitore jetike ndërkohë Llapi që pothuajse i siguron mbijetesën pas disa rezultateve negative radhazi. Në Podujevë, Llapi mposhti 1-0 me një gol të Selmanit, Flamurtarin. Pësoi një disfatë tronditëve ndërkohë Trepça ’89 që u mposht 3-2 me përmbysje në Klinë nga Dukagjini i vendit të fundit, dhe tashmë skuadra mitrovicase rrezikon seriozisht rënien sidomos pas dy ndeshjeve të fundit ku shpresonte të merrte 6 pikë dhe ka marrë vetëm 1 pikë.  Fitore me përmbysje ndërkohë për Ferizaj në transfertën ndaj Vushtrisë me rezultatin 1-3.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...