Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kosovë

Ballkani përforcon sulmin, Daja transferon në Kosovë ish-sulmuesin e Laçit

Harmon Van-Dave është futbollisti më i ri i Ballkanit në Kosovë. Sulmuesi që ka një të kaluar në Superiore me skuadrën e Laçit, ishte transferuar në verë tek klubi i Saouras në Algjeri. Mirëpo, aventura nuk shkoi sipas pritshmërive të 27-vjeçarit i cili u rikthye në treg si një futbollist i lirë.

Kështu, Ballkani shfrytëzoi menjëherë mundësinë për ta transferuar teksa trajneri Ilir Daja përforcon repartin e sulmit duke pasur një opsion më tepër me Van Dave që ka treguar se e njeh mirë portën dhe mund të rezultojë një alternativë e mirë për titullarin Albion Rrahmani.

Ndërkohë, sipas njoftimit të klubit të Ballkanit, Harmon ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024, ndërsa në radhët e skuadrës nga Suhareka, do të ribashkohet edhe me shokun e tij te Laçi, Dejan Zarubica.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...