Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani përgatitjet në Durrës, zyrtarizohet afrimi i radhës

Skuadra e Ballkanit nga IPKO Superliga e Kosovës ka vendosur që fazën përgatitore të janarit ta zhvillojë në një klimë më të përshtatshme në qytetin bregdetar të Durrësit. Para nisjes drejt Shqipërisë, ekipi me qendër në Suharekë ka zyrtarizuar afrimin e Ledjon Muçës, që vetë, një ditë më parë ishte shkëputur nga Gjilani.

Për Ballkanin Muça është përforcimi i radhës në këtë pauzë dimërore, pasi më parë klubi ka nënshkruar me qendërsulmuesin Demir Avdic (së fundmi ka qenë lojtar në disa klube në Austri e gjithashtu karrierë ka pasur edhe në Bosnjë, Maltë, Mal të Zi e Suedi) si dhe Dardan Jashari, që erdhi nga radhët e Llapit.

 

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...