Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Ballkani pretendon fitoren në tavolinë për ndeshjen me Ulpianën

Ballkani nuk ia doli të fitonte ndaj Ulpianës të shtunën (1-1), por skuadra kryesuese e Superligës së Kosovës beson se do t’i marrë në tavolinë tri pikët.

Klubi nga Suhareka ka bërë ankesë në Komisionin e Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës, me pretendimin se Ulpiana ka aktivizuar në fushë një lojtar që nuk ishte fare në protokoll. Bëhet fjalë për një lojtar që u aktivizua në minutën e 80-të. Ndërkohë tek Ulpiana shprehen të sigurt se të gjithë lojtarët e aktivizuar në ndeshjen ndaj Ballkanit kanë pasur të drejtë loje. Ajo që duhet ta zgjidhë këtë çështje, FFK-ja, për momentin hesht.

Nëse vërtetohet pretendimi i Ballkanit, kjo skuadër, që drejtohet nga Ilir Daja, do të afrohej më shumë me titullin kampion, që do të ishte i pari në histori. Ballkani kryeson me 64 pikë, 9 më shumë se Drita, që është ndjekësja më e afërt.

 

Lajme të tjera

Spanjë

Lajme të mira te Real Madrid. Në seancën e fundit stërvitore, organikës së trajnerit Carlo Ancelotti-t i është bashkuar edhe Vinicius Jr. Lexo edhe:...

Featured

Rubin Kazan u përball në transfertë me Baltika, në kuadër të javës së 18-të të Premier League-s ruse. Gjashtë minuta i kanë mjaftuar sulmuesit...

Serie A

Rinovimi i Denzel Dumfries me Interin komplikohet ndjeshëm, teksa palët duket se po shkojnë drejt një divorci në fund të sezonit. Kontrata e holandezit...

Euro 2024

Pasi mësoi kundërshtarët e fazës në grupe të Euro 2024, aty ku do të përballet me Spanjën, Kroacinë dhe Italinë në Grupin B, Shqipëria...