Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Ballkani reziston me 10 lojtarë në Podujevë, titulli kampion një pikë larg

Buzëqeshin skuadrat udhëtuese në tre ndeshjet e ditës së diel në BKT Superligën e Kosovës. Ballkani mori një pikë në Podujevë përballë Llapit, sfidë që përfundoi në barazim 1-1.

Ermal Krasniqi kaloi ekipin e Ilir Dajës në avantazh në pjesën e parë, por Kastriot Selmani riktheu baraspeshën pas gjysmë ore lojë. Skuadra nga Suhareka e mbylli takimin me dhjetë lojtarë pas daljes me të kuq të Lumbardh Dellova (77’).

Ballkanit i nevojitet një pikë në katër ndeshjet e mbetura për të nisur zyrtarisht festën e titullit të parë kampion në histori. I njëjti rezultat u regjistrua edhe në përballjen Drita-Drenica.

Të dy golat u shënuan në fraksionin e dytë të takimit. Albin Krasniqi kaloi “Intelektualët” në avantazh, por kuqezinjtë nga Skënderaj evituan humbjen falë rrjetës së Genc Hamitit në minutën e fundit.

Hap fals i Dritës, që mbetet në vend të tretë me dy pikë mbi Llapin, ndërsa Drenica siguroi një pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë.

Të njëjtin objektiv dhe numër pikësh ka edhe Malisheva, që mposhti 0-2 Feronikelin e vendit të fundit në Drenas. Ekipi mik zgjidhi gjithçka në çerekorëshin e fundit të sfidës falë golave të Berishës dhe Marc-Olivier.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...