Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani rigjen fitoren dhe ngjitet i treti, Zeka nderon Feronikelin

Ballkani kthehet te fitorja në IPKO Superligë (kishte një humbje dhe dy barazime radhazi) dhe mbetet në garë për titullin e kampion. Skuadra nga Suhareka iu imponua 3-1 Trepçës ’89 në një sfidë të zhvilluar me ritëm të kënaqshëm dhe që mbeti e hapur sa i përket rezultatit deri pak minuta para fundit.

Ekipi i Ismet Munishit kaloi në epërsi në minutën e 19-të me Topallin, por mitrovicasit kthyen baraspeshën në rezultat me Manajn në të 23-tën, pasi ekzekutimit të saktë të një 11-metërshi.

Pjesa e dytë ishte edhe më e bukur, derisa në minutën e 78 Krasniqi kaloi sërish në avantazh Ballkanin, për të ardhur më pas te gol i Dakut tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt, që vulosi rezultatin 3-1. Ballkani me këtë fitore rikthehet i treti me 49 pikë, tri më pak se Drita kryesuese.

Regjistron suksesin e katërt radhazi në kampionat Feronikeli, që iu imponua 2-1 Llapit, një rival i drejtpërdrejtë për vendin e pestë. Mevlan Zeka realizoi golin e parë të takimit në minutën e 7–të me penallti, që u fitua nga Besmir Bojku, pas ndërhyrjes së palejueshme të Benjamin Eminit. Epërsia e vendasve nuk zgjati shumë dhe llapjanët i barazuan shifrat në 1-1 me anë të Ersil Ymerit (18’).

Në minutën e 80-të Behar Maliqi u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, duke i dhënë epërsinë numerike skuadrës nga Drenasi, që e gjeti golin e fitores vetëm pak çaste më vonë me Mevlan Zekën, që realizoi të dytin personal në këtë ndeshje, duke qenë vendimtar për këtë rezultat të skuadrës së tij.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...