Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

Ballkani “shpërfytyron” La Fioritan, kundërshtari që e pret në raundin e tretë

Ballkani e ktheu në stërvitore sfidën e kthimit të raundi të dytë kualifikues të Conference League. Skuadra kampione e Kosovës, e cila e kishte fituar 0-4 sfidën e parë ndaj La Fioritas, triumfoi 6-0 në “Fadil Vokrri” ndaj ekipit nga San Marino, që nga minuta e 53-të luajti me një lojtar më pak për shkak të ndëshkimit me karton të kuq të Seprinit.

Në fakt, skuadra e drejtuar nga Ilir Daja e mbylli shumë shpejt çështjen e kualifikimit, duke shënuar dy gola në dy minuta lojë (7’ dhe 8’) me të njëjtin autor, Rrahmani.

Në minutën e 69-të Rrahmami gjeti të tretin personal, për të ardhur më pas te dy golat e Abazit dhe një të Krasniqit. Në raundin e tretë kualifikues të Conference League Ballkani do të përballet me të kualifikuarën e çiftit Sutjeska – Klaksvik.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...