Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Ballkani-Trepça ’89, në Suharekë barazimi nuk është alternativë

IPKO Superliga e Kosovës nis këtë të premte me ndeshjen që do të zhvillohet në Suharekë mes Ballkanit dhe Trepçës ’89. Një takim ky i paparashikueshëm për rezultatet që kanë arritur dhe performancën që kanë shfaqur të dyja skuadrat në këtë fillim sezoni.

Ballkani është skuadra e surprizave në këto 5 javë të para. Formacioni që drejtohet nga Bekim Shotani ka marrë 2 fitore, dy humbje dhe një barazim dhe si për çudi, pikët e plota në dy raste i ka siguruar si udhëtues, ndërsa ndaj Feronikelit në Drenas është mundur minimalisht. Ndërkohë në takimet e shtëpisë është mposhtur nga Llapi si dhe ka barazuar me Prishtinën.

Trepça ’89, e drejtuar nga Gugash Magani, ka një ecuri më të dobët. E nisi me një barazim premtues ndaj Feronikelit, por më pas erdhën dy humbjet radhazi me Prishtinën dhe Gjilanin. Fitoja e thellë në fushën e KEK-ut shërbeu si frymëmarrje, por në takimin pasardhës në Mitrovicë u ndal në barazim 1-1 nga Drenica.

Në Suharekë parashikohet një ndeshje e hapur, ku do të kërkohet me ngulm fitorja, për të krijuar vazhdimësinë e rezultateve pozitive. Ballkani ka entuziazmin e ekipit që vjen nga një kategori më poshtë, ndërsa Trepça ’89 duhet të gjejë ekuilibrat në lojë dhe rezultate, për të mos e komplikuar më shumë renditjen, por edhe pozicionin e stafit teknik. Ky takim do të nisë në orën 15:45 dhe do të transmetohet në Supersport 3.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...