Connect with us

Hi, what are you looking for?

Superliga e Kosovës

Ballkani triumfon, por Drita mban kreun/ Llapi-Ferizaj dhe Prishtina-Gjilani ndajnë pikët

Përballja më e rëndësishme e javës së së 33-të të Superligës së Kosovës, ajo mes Dritës dhe Ballkanit, u mbyll me fitoren e kampionëve në fuqi.

Skuadra nga Suhareka fitoi me përmbysje me rezultatin 1-2, në një sfidë që ishte shumë e luftuar nga të dyja kampet.

Lexo edhe:

Ishte Jashari ai i cili zhbllokoi sfidën, duke kaluar Dritën në avantazh në minutën e 43’. Megjithatë vetëm dy minuta më pas Korenica do të realizonte për Ballkanin, për ta mbyllur pjesën e parë në barazim.

Në fraksionin e dytë u tentua në disa raste nga të dyja anët për t’u gjetur goli i fitores dhe në fund ishin miqtë ata që mundën të gjenin rrjetën, me Dellovën që përmbysi rezultatin në minutën e 85’ dhe i dhuroi tri pikët ekipit të tij.

Pas raundit të 33-të Drita vijon të kryesojë me 66 pikë, teksa Ballkani vazhdon të qëndrojë në vend të dytë, por tashmë me pikë të barabarta.

Sa u përket dy ndeshjeve të tjera Llapi-Ferizaj dhe Prishtina-Gjilani, ato u mbyllën me barazime pa gola.

Llapi pas këtij takimi renditet në vend të gjashtë me 42 pikë, teksa Ferizaj qëndron në vend të nëntë me 35 pikë.

Ndërkohë Prishtina renditet në vend të katërt me 44 pikë, me Gjilanin që qëndron në vend të tretë me 51 pikë të grumbulluara.

Lajme të tjera

Itali

Nasser Al-Khelaifi është i interesuar për një klub italian. Pronari i PSG-së, po mendon të blejë Sampdorian sipas raportimeve të L’Equipe. Skuadra zhvilloi një...

Kategoria Superiore

Ngjarje e rëndë dhe shumë e shëmtuar në përfundim të sfidës Tirana – Bylis 2-2, e luajtur në Rrogozhinë. Pas vërshëllimë së trefishtë për...

Futboll

Kastriotët janë fitues të finales së Sunday League Albania, pasi mundën minimalisht 1-0 Prestige. Skuadra e drejtuar nga trajneri Gentian Verli triumfoi falë një...

Bundesliga

Pasi humbën titullin në mënyrë dramatike në shtëpi, lojtarët e Dortmundit të drejtuar nga trajneri Edin Terzic shkuan për t’u përshëndetur me tifozët, të...