Skuadra e Ballkanit në Superligën e Kosovës vijon me ndryshime të rëndësishme në organikë, pasi gjeti shumë shpejt pasuesin e Ismet Munishit (Bledi Shkëmbin), ekipi nga Theranda ka prezantuar mbrëmjen e kësaj të hënë përforcimin e radhës. Bëhet fjalë për Diar Miftaraj. Në njoftimin e Ballkanit shkruhet:
“Mesfushori i palodhshëm në të kaluarën ka mbrojtur ngjyrat e skuadrave: FC Besa, FC Prishtina dhe së fundi FC Drenica, ndërsa nga sot Diar Miftaraj do të veshë fanellën e portokalltë.
Na priftë e mbara, Suharekë, 28.12.2020”.
