Ballkani konfirmohet si skuadra kampione e Kosovës. Djemtë e Ilir Dajës iu falën fitores 2-0 ndaj Ferizajt dhe humbjes së Dritës për të fituar zyrtarisht titullin kampion në javën e parafundit.
Kjo është hera e dytë radhazi dhe e dyta në histori që skuadra nga Theranda ngjitet në majën e futbollit dardan. Golat e Edvin Kuc dhe Meriton Korenicës sollën triumfin ndaj Ferizajt.
Lexo edhe:
- Xavi: Rezultati i City-Real gëzoi tifozët e Barçës, skuadra e Guardiolës e meritoi finalen e Championsit
- Tensionet me De Laurentiis, Spalletti i “jep duart” Napolit
- Sunderland kërkon Bellingham, nisin kontaktet e para
- “Mashtrim” financiar, Chelsea synon të shesë shtatë lojtarë gjatë muajit qershor
Ndërkohë, Drita ndjekëse doli pa pikë nga përballja ndaj Malishevës (0-1), duke mbetur pesë pikë larg kreut. Festë te Ballkani, që pas aventurës fantastike në Europë, siguron titullin e radhës.
Në Conference League, Dritës i bashkohet edhe Gjilani, skuadra tjetër e qytetit. “Skifterat” e mbyllën në barazim 2-2 transfertën ndaj Llapit, duke u konsoliduar si forcë e tretë në Kosovë.
Dy takimet e tjera u mbyllën me fitoret e skuadrave vendase. Dukagjini mposhti 3-1 Trepça ’89, teksa festoi edhe Prishtina pas suksesit 4-1 përballë Drenicës.
