Ka zgjatur vetëm 2 bllokimi i merkatos nga ana e FIFA-s për klubin e Ballkanit, pasi qeveria e futbollit botëror ka vendosur t’i zhbllokojë sërish dritaren e transferimeve, skuadrës nga Suhareka që tashmë drejtohet nga Bledi Shkëmbi. Në këtë mënyrë Ballkani do të ketë mundësi të veprojë në merkaton e dimrit për të përforcuar skuadrën me elemente të tjerë cilësorë për të synuar titullin në këtë sezon.
NJOFTIMI – Të dashur tifozë. Te nderuara media. Njoftim për të gjitha palët e interesit, sistemi TMS (Transfer Matching System) i klubit tonë është i hapur dhe funksional siç kemi potencuar para 2-3 ditëve. TMS ka qen e bllokuar vetëm dy ditë si shkak i një dënimi për një ish lojtar që ka qen ne prova para 2 viteve. Faleminderit për interesimin. Na priftë e mbara!
