Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Balotelli fillon me “numrat”, Grosso e përjashton nga stërvitja

Mario Balotelli ndërron ngjyrat e fanellave që vesh dhe emrat e klubeve që përfaqëson, por nuk ndryshon asnjëherë mënyrën e tij të sjelljes, që e ka penguar jo pak në karrierën e tij, pasi thuajse gjithmonë është bërë protagonist për episode negative.

Së fundi sulmuesi italian është përplasur me trajnerin e ri të Brescias, Fabio Grosso, gjatë seancës stërvitore të pasdites së sotme, ndërsa shkaqet e zënkës nuk janë bërë ende të ditura as nga ana e lojtarit, as nga ana e drejtuesve të klubit.

Ka qenë ora 16:00, kur Grosso i ka kërkuar Balotellit të largohet nga stërvitja dhe më pas ky i fundit ka shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes, për t’u larguar para shokëve të skuadrës nga qendra stërvitore.

Groso debutoi në stolin e Brescias me një humbje të thellë ndaj Torinos, sfidë në të cilën Balotelli e nisi si titullar, por më pas u la në pankinë në përfundim të pjesës së parë, ndërsa tani marrëdhëniet mes tij dhe trajnerit janë tensionuar ndjeshëm.

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...