Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Balotelli i bindur: Lautaro më i mirë se Lewandowski, Suarez më mirë se Ibra!

lautaro

Pavarësisht se tashmë është pjesë e kampionatit turk, Mario Balotelli nuk mund të qëndrojë pa komentuar rreth Serie A dhe lojtarëve që aktivizohen në elitën e futbollit italian. Në një intervistë për “TvPlay”, SuperMario theksoi se Lautaro Martinez është aktualisht një lojtar më i mirë se Robert Lewandowski i Barcelonës ndërsa mes Suarez dhe Ibrahimovic, zgjodhi uruguajanin.

“Lautaro është me të vërtetë një sulmues shumë i fortë. Nëse mendoj për të gjithë sulmuesit aktualë, janë të pakta ata që më duken më të mirë se ai. Aktualisht, Lautaro është më lart se Lewandowski.

Lexo edhe:

Kë zgjedh mes Osimhen dhe Lautaros? Do të ishte fenomenale nëse ata do të luanin bashkë në një skuadër. Mendoj se sulmuesi më i mirë në këto kohët e fundit është padyshim Karim Benzema i epokës së Real Madrid.

Suarez i Liverpool apo Ibra i kohës së Interit? Zgjedh Suarez, ishte i pabesueshëm. Pastaj për Ibrën mendoj se versioni i tij më i mirë ka qenë te Inter, në epokën te zikaltërit është shfaqur më mirë se te Juventus dhe Milan”, u shpreh Balotelli.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Armando Broja do të largohet nga Chelsea këtë verë. Për sulmuesin ka patur oferta nga disa skuadra europiane, por SuperSport mëson ekskluzivisht nga burime...