Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Balotelli: Interi dukshëm më i fortë se Milani, Calhanoglu zotëri i vërtetë

Balotelli: Interi dukshëm më i fortë se Milani, Calhanoglu zotëri i vërtetë
Balotelli: Interi dukshëm më i fortë se Milani, Calhanoglu zotëri i vërtetë

Sulmuesi italian Mario Balotelli është kthyer të flasë për derbin e Milanos, në të cilin Interi siguroi titullin e 20 kampion në Serinë A, por edhe për festën e zikaltërve gjatë këtyre ditëve, e cila ka zënë hapësirën kryesore mediatike.

Balotelli ka shprehur vlerësimet maksimale për skuadrën e Simone Inzaghit, teksa ka dhënë mendimin e tij edhe për duelin Dumfries-Theo Hernandez, aq shumë i komentuar gjatë këtyre ditëve.

Ky Inter është shumë më i fortë se Milani dhe fitoi me meritë jo vetëm derbin, por edhe titullin. Zikaltrit nuk kanë një futbollist që shënon 50 gola, por kanë një grup të jashtëzakonshëm, përveçse edhe një trajner fantastik. Dueli Dumfries-Theo ka qenë shumë interesant në fushë. Edhe atë banderolë gjatë festës nuk do ta bëja aq dramatike, por në Itali janë injorantë dhe nëse do të ndodhte e kundërta, do ta lidhnin me racizmin”, tha Balotelli.

Lexo edhe: 

Sulmuesi italian ka veshur fanellën e të dy skuadrave, fillimisht Interit e më pas Milanit, teksa këtë herë ka shprehur vlerësim maksimal për turkun Hakan Calhanoglu.

“Në fakt ai është treguar një zotëri i vërtetë gjatë festimeve. Shumë i përmbajtur, duke ditur se çfarë i bënë dy vite më parë futbollistët dhe tifozët e Milanit. Nëse do të isha unë në vend të tij, do të kisha marrë hak 100 herë më keq”, tha Balotelli.

Lajme të tjera

Futboll

Vinicius Junior ka përfunduar në shënjestrën e ish-futbollistit brazilian, Carlos Alberto Gomes, i njohur si Pintinho. Ky i fundit që ka bërë karrierë në...

Euro 2024

Një përplasje e rëndë ndodhi në ndeshjen Skoci-Hungari, me lojtarin e hungarezëve Barnabas Varga që ka rënë pa ndjenja në tokë pas tronditjes së...

Kombëtare

Në konferencën e zakonshme për shtypin, Sylvinho, trajneri i kombëtares shqiptare, analizoi rrugëtimin e kuqezinjve në grupin B të Euro 2024. “Po, jam krenar...

Kombëtare

Shkurtimisht foli Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë nga Euro 2024. Trajneri brazilian i Kombëtares vlerësoi paraqitjet e skuadrës kuqezi në duelet ndaj Italisë, Kroacisë...