Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Balotelli: Milani? S’dua të më fajësojnë për gabime që s’i bëj

Mario Balotellit i qan zemra për Milanin, por sulmuesi i Nice, i cili pritet të largohet nga skuadra franceze në fund të sezonit, nuk mendon se është momenti i duhur për t’u riveshur kuqezi, të paktën jo për aq kohë sa situata vijon të jetë aspak pozitive.

“Unë e dashuroj Milanin, por duhet të jem i sinqertë, është një situatë shumë e komplikuar. Nuk do të doja të rikthehesha e pastaj të më etiketonin si shkaktarin e ecurisë negative të skuadrës. Nuk më pëlqen që në fillim të më quajnë shpëtimtari dhe më pas të më fajësojnë për gabimet që nuk janë të miat. Doja të shkoja t’i takoja futbollistët, por një drejtues më tha që nuk është momenti i duhur, ndoshta nga fakti që është një grumbullim ndëshkues për rezultatet e fundit. Napoli? Nuk besoj se presidenti De Laurentiis më simpatizon.”

27-vjeçari komentoi edhe përjashtimin e tij 2-vjeçar nga kombëtarja, çka përkon edhe me fushatën zhgënjyese të eliminatoreve të Botërorit.

“Kombëtaren e kam shumë për zemër. Ka qenë ëndërr e babait tim të më shihte me fanellën e kaltër. Shpresoj që trajneri që do të vijë të më grumbullojë. Unë i respektoj mendimet e të gjithëve, edhe të Venturës që nuk më ftoi.”

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...