Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Balotelli prish kontratën me Nice, zbulohet destinacioni i ri!

Mario Balotelli te Olympique Marseille ishte një nga telenovelat e verës së kaluar e cila nuk kishte një fund të lumtur. Por edhe pse me 6 muaj vonesë ky operacion merkatoje do të realizohet me sukses. Sulmuesi italian ka prishur përfundimisht çdo marrëdhënie me klubin e Nice dhe gjatë këtyre ditëve do të jetë një lojtar i lirë në treg, pasi do të divorcohet zyrtarisht nga skuadra që drejtohet nga Patrick Viera. E ardhmja e Balotellit megjithatë do të vazhdojë të jetë në Ligue 1, pasi Supermario ka arritur marrëveshjen për t’u transferuar te Olympique Marseille aty ku Rudi Garcia po e pret krahëhapur pasi e ka dashur gjithmonë ish lojtarin e Interit dhe Manchester City-it në skuadrën e tij.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...