Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Balotelli shpërthen: Nuk bëjmë dy pasime të sakta radhazi, dua të largohem

Një video në Twitter, ka zbuluar edhe atë që mund të quhet seria më e fundit e aventurave të Mario Balotellit te skuadra franceze e Nice.

Bëhet fjalë për një bashkëbisedim të sulmuesit italian, me trajnerin Patrick Vieira, të cilin e ka pasur edhe shok skuadre te Manchester City, disa sezone më parë.

“Nuk kam fjalë, pasi në 20 minuta kam marrë vetëm 4 pasime të sakta. Jemi katastrofë, nuk bëjmë dot dy pasime të sakta radhazi. Dua të largohem në ndonjë klub të madh, sepse nuk mund të vazhdoj më kështu”, dëgjohet t’i thotë sulmuesi italian trajnerit të tij te Nice.

Më pas vjen edhe këshilla e trajnerit, i cili i thotë se për të kaluar në ndonjë skuadër të madhe, i duhet ndihma e shokëve të skuadrës aktuale, ndaj duhet ta ketë mirë me ta.

“E di dhe është akoma e mundur që të luash në skuadra të mëdha, por që t’ia dalësh, të duhet ndihma e shokëve të ekipit, ndaj duhet të jesh një shembull dhe të bashkëpunosh me ta”, i përgjigjet Vieira.

Mario Balotelli ka nisur sezonin e tij të tretë te Nice, teksa në dy të parët shkëlqeu, por pa mundur që të rikthehet në nivele të larta, ndërsa këtë vit po vuan shumë të gjejë formën e duhur.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...