Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Balotelli shpëton nga akuza për përdhunim, e pëson 19-vjeçarja

Akuzat janë të pabesueshme, nuk ishte përdhunim dhe për këtë arsye çështja duhet të mbyllet. Në të vërtetë, paditësja tani akuzohet për përpjekje për zhvatje. Lajm i mirë për Mario Balotellin, në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë së Koronavirusit.

Prokurorja e Brescias, Barbara Benzi, ka vendosur të arkivojë çështjen, që ishte ngritur ndaj sulmuesit me akuzën e ngacmimit seksual, në kohën kur ai lunate te Nice. Faktet kanë treguar se pretendimet e një 19-vjeçareje nga Vicenza nuk janë të besueshme.

Vajza është e detyruar tashmë të paraqitet në gjyq në Vicenza, sepse, sipas prokurorisë, ajo u përpoq të shantazhonte futbollistin, me të cilin tha se kishte marrëdhënie kur ai luante në Ligue 1.

Në kohën kur pretendohet ngjarja, 19-vjeçarja nga Vicenza ishte e mitur, por e kishte bërë Balotellin të besonte se ishte në moshë madhore e më pas i kërkoi 100 mijë euro që të mos e raportonte për dhunë seksuale.

Shantazhi tani ka të ngjarë t’i kushtojë shtrenjtë vajzës dhe avokatit e saj, të akuzuar për përpjekje për zhvatje. Përgjimet, që janë në duart e hetuesve, i kanë gozhduar të dy.

Brescia’s Mario Balotelli in action during the Italian Serie A soccer match Juventus FC vs Brescia Calcio at the Allianz stadium in Turin, Italy, 16 February 2020 ANSA/ ALESSANDRO DI MARCO

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...