Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Balotelli tremb Napolin, por nuk e shmang humbjen e Brescias

Napoli mposht 2-1 Brescian në “San Paolo” dhe ngre kokë pas humbjes së papritur 0-1 në të njëjtin stadium kundër Cagliarit. Gjithsesi, duhet pranuar se ky sukses i skuadrës së drejtuar erdhi me vuajtje, pasi sfida mbeti e hapur deri në vërshëllimën e trefishtë të gjyqtarit.

Pjesa e parë u dominua nga napolitanët, që kaluan në epërsi me Mertens në minutën e 13-të, ndërsa në minutat shtesë të këtij fraksioni dyfishoi shifrat Manolas.

U duk se do të ishte një fitore e lehtë për Napolin, por nuk rezultoi e tillë. Të udhëhequr nga klasi i Tonalit (iu anulua një gol nga VAR-i) dhe potenca e Balotellit, Brescia ua bëri jetën të vështirë vendësve.

Ishte pikërisht Blotelli që ngushtoi në 2-1 diferencën me një gjuajtje të saktë me kokë, por Napoli mundi të rezistonte pa pësuar një tjetër gol, duke marrë tri pikë në këtë përballje.

Elseid Hysaj i aktivizua nga Ancelotti në minutën e 76-të në vend të Maksimovicit.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...