Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Banda e shqiptarëve”, klubi turk vendos rekordin e veçantë

Istanbulspor është një nga skuadrat që po kërkon këtë edicion mbijetesën në elitën e futbollit turk. Fatin e saj e ka varur tek lojtarët shqiptarë. Eduard Rroca, Sindrit Guri, Valon Ethemi, Jetmir Topalli dhe Florian Loshaj luajtën të gjithë në ndeshjen e fundit të kampionatit.

Numri do të rritet në pjesën e mbetur të sezonit, pasi pjesë e ekipit do të jetë dhe Valmir Veliu. Plot 6 lojtarë shqiptarë në një skuadër të huaj është një statistikë e veçantë që përbën një rekord më vete.

Klubi nga Stambolli duket se është dashuruar me lojtarët shqiptarë, kjo dhe për meritë të tyre. Eduard Rroca është kapiteni i skuadrës, teksa ka shënuar 1 gol e ka shërbyer një asist. Valon Ethemi është ylli i skuadrës me 9 gola e tri asiste.

 

Jetmir Topalli me 4 gola e 2 asiste, ndërsa Florian Loshaj debutoi me asist në skuadrën ku u transferua gjatë janarit. Statistika që e kanë bërë Istanbulsporin të fiksuar me lojtarët shqiptar. Tani pritshmëritë maksimale janë dhe për Veliun.

Në ligat kryesore europiane asnjë klub tjetër nuk ka një numër kaq të lartë lojtarësh me origjinë shqiptare që aktivizohen rregullisht të gjithë. Në Stamboll, “banda e shqiptarëve” siç i quajnë atje, kanë nisur t’u mësojnë shqip turqve.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...