Connect with us

Hi, what are you looking for?

Formula 1

Bandat grabisin Mercedesin, Hamilton: Të merren masa urgjente!

Një episod i rëndë është shënuar në Sao Paolo të Brazilit, ku anëtarët e skuadrës së Mercedesit janë rrëmbyer e më pas grabitur nga një bandë e armatosur. Ngjarja ka ndodhur vetëm pak metra larg cirkuitit të Interlagos, ku ditën e dielë do të zhvillohet gara e fundit për këtë sezon, që tashmë e ka shpallur kampionin e saj. Dhe është pikërisht kampioni i botës për hërë të katërt Lewis Hamilton, ai që është shokuar më shumë nga të gjithë nga kjo ngjarje.

“Të gjithë janë të frikësuar në skuadrën tonë. Me të drejtë, pasi u kishin drejtuar në kokë armë të vërteta, janë kriminelë që nuk bëjnë shaka. Kjo ka ndodhur në të dalë të cirkutitit të Interlagos. U dëgjuan edhe të shtëna me armë. Këto skena ndodhin cdo vit në këtë vend, duke turbulluar ata që kërkojnë të jenë profesionistë edhe në kushte ekstreme. Drejtuesit e Formula 1 duhet të marrin masa urgjente. Për episode të tilla nuk ka justifikime,” – shkruan kampioni i Botës në “Tëitter”.

Gjithsesi, lajmi i mirë është se nuk ka të lënduar. Në vitin 2010, po në Sao Paolo, edhe Janson Button ka rënë pre e një sulmi të armatosur, të cilin ai ende sot e evokon si të tmerrshëm. Kjo nuk ishte mbyllja më e bukur që mund t’u bëhej garave të Formula 1.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...