Kategoria Superiore

Bano: Arbitrat s’po na lënë të luajmë futboll

Arsyen kryesore të humbjes së Lushnjës ndaj Kukësit, trajneri i “Lagunarëve”, Artan Bano, e sheh te gjyqtarët, por edhe te fati, që nuk është në anën e skuadrës që ai drejton.

“Ishim të pafat me kartonin i kuq dhe ndërrimet e detyruara. Me 11 futbollistë ishim të barabartë me Kukësin. Nuk e meritonim këtë rezultat. Kukësi ka fituar dy ndeshje me 11-metërsha dhe po me fat fitoi edhe me ne. Kam një thirrje për të gjithë: ndaj Lushnjës duhet të jenë të gjithë më seriozë. Kjo nuk është një punë të fortësh, njerëzit duhet të argëtohen. Kishim një episod shumë të pastër për penallti, por ne nuk trajtohemi njësoj me të tjerët.”

Lushnja kishte në favorin e saj edhe mbështetjen e zjarrtë të tifozërisë, por që nuk u shfrytëzua.

To Top