Connect with us

Hi, what are you looking for?

Bundesliga

Barazim i “thatë”, Hoffenheimi ndan pikët me Leverkusenin

Java e 28-të e Bundesligës uli siparin me sfidën mes Hoffenheimit dhe Bayer Leverkusenit, që u mbyll me rrjeta të paprekura. Një rezultat që nuk kënaq asnjërën prej skuadrave, që kanë objektiva të ndryshëm. Hoffenheimi, që kishte pësuar tri humbje radhazi para kësaj përplasjeje, shpreson të sigurojë sa më parë matematikisht mbijetesën, ndërsa Leverkuseni synon që sezonin e ardhshëm të luajë të paktën në Europa League.

Në “PreZero Arena”, në Sinsheim, më pranë fitores ishin “Aspirinat”, që nuk shfrytëzuan disa mundësi të mira shënimi sidomos me Aranguiz (26’) në pjesën e parë dhe Amirin në fraksionin e dytë (65’), por portieri Bauman të të dyja rastet u mohoi golin miqve.

Hoffenheimi me këtë barazim shkon në kuotën e 31 pikëve, pesë më shumë se Arminia e Bielefeldit, që mban vendin e 16-të, atë që të çon në play off, ndërsa Leverkuseni mbetet në vendin e gjashtë me 44 pikë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...