Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Barazim spektakolar mes Atalantës e Lazios, Berisha-Strakosha ndahen në paqe

Mbyllet me një barazim spektakolar 3-3 mes Atalantës dhe Lazios java e 17-të e Serisë A. Përfundoi pa fitues derbi shqiptar mes Strakoshës dhe Berishës me dy portierët e kombëtares kuqezi që bënë disa pritje shpëtimtare sidomos Strakosha dhe nuk kishin aspak faj në golat e pësuar pasi mbrotjejet e të dyja skuadrave futnin ujë nga të gjitha anët. Një barazim që nuk i vlejti as bergamaskëve e as kryeqytetasve pasi vetëm fitorja u bënte punë, Lazios për t’u afruar me zonën Champions dhe Atalantës me zonën Europa League. Dy golat e shpejtë të Caldarës dhe Ilicic krijuan përshtypjen e një fitoreje të lehtë për Atalantën por Lazio u përgjigj  që në pjesën e parë me Milinkovic Savic që mposhti dy herë Berishën duke barazuar shifrat. Në fillimin e pjesës së dytë Ilicic kthehu në gol një 11-metërsh duke u dhënë sërish epërsinë vendasve. Më pas Petagnas me ndërhyrjen e VAR-it iu anullua një gol për pozicion jashtë loje, ndërsa Lazio gjeti golin e barazimit në të 79-tën pas një superaksioni të finalizuar nga spanjolli Luis Alberto.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...