Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Barazimi me Cityn/ Klopp dhe Henderson: Dukej si ndeshje boksi, nuk është fundi i botës

Barazimi 2-2 me Manchester Cityn nuk ishte rezultati që trajneri Jurgen Klopp priste nga skuadra e tij, por siç thekson vetë gjermani është një rezultat që duhet pranuar.

Duke folur pas supersfidës së javës së 32-të të Premier League, kreu i stolit të Liverpool theksoi se kjo përballje i ishte dukur si një ndeshje boksi.

“Ishte si një ndeshje boksi. Ndodhesh poshtë për një moment dhe merr një tronditje. Humbëm një mundësi të madhe, megjithatë janë ende dhe shumë ndeshje përpara. Ishte një ndeshje e bukur dhe një rezultat të cilin duhet ta pranojnë dhe me të cilin duhet të jetojmë. Ishte një ndeshje e egër, intensiteti i sfidës ishte i çmendur.”-theksoi Klopp.

Ndërsa kapiteni i “The Reds”, Jordan Henderson shtoi se Liverpool vijon të mbetet në garë për titullin kampion dhe sipas tij ata do të luftojnë deri në momentin e fundit.

Nuk është fundi i botës. Ka gjëra pozitive dhe negative, por ne jemi ende në garën për titullin. Manchester City nuk humbet shumë pikë, por ne duhet të përqendrohemi te vetja jonë. Nëse ata rrëshqasin, ne duhet të jemi aty. Jemi pozitiv dhe do vazhdojmë të jemi deri në fund.”-theksoi Henderson.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...