Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kombëtare

Barazimi me Islandën, Uzuni: Duhej të bënin golin e dytë shpejt, ndjehem keq për tifozët

Për Myrto Uzunin skuadra duhej të kishte realizuar golin e dytë shumë shpejt në mënyrë që të kishte marrë fitore ndaj Islandës.

Duke folur për “Super Sport” pas barazimit 1-1, Uzuni theksoi se nuk e kupton faktin që në fund e pësojnë gjithmonë, por shtoi se ndjehet keq që i zhgënjyen tifozët.

Pse ky fat i keq që e pësoni në fund? “E nisëm lojën shumë mirë, kartoni i kuq, shënuam shumë herët, mendoj se duhet të kishim shënuar golin e dytë shpejt. Nuk e di pse na ndjek ky fat në fund”.

U patë shumë të zhgënjyer nga barazimi, pse?Normal që jemi të zhgënjyer sepse e kishim detyrim të merrnim fitoren për tifozët, por nuk e di pse na ndjek ky fat në fund.”

Si u ndjetë nga reagimi i tifozëve?Normal nuk ndjehemi mirë, pasi tifozët janë nxehur sepse kanë lënë punët e tyre e kanë ardhur këtu.”

Pse aq panik në fund? “Duhej të shënonim golin e dytë sa më shpejt, kur doli lojtari ynë u bë më e vështirë, me më shumë përqendrim në fund mund ta evitonim atë gol.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...