Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Barazimi me Kastriotin, Vllaznia nevojë për reflektim, jo pesimizëm

Vllaznia nisi një ritual, pas çdo fitoreje lojtarët mblidheshin në mes të fushës, së bashku me trajnerin, si për treguar që kjo skuadër ishte vërtetë në kuptimin e plotë të fjalës një “vllazni”, megjithatë, ritualin nuk e dalluam pas barazimit me Kastriotit. Trajneri Brdaric e justifikoi me shiun, por shi kishte edhe pas fitores me Teutën. Atëherë nuk ka sesi gjithçka të mos lidhet me mërzinë për barazimin ndaj krutanëve.

Nga një anë është shenjë e mirë, sepse do të thotë që ky ekip kërkon vetëm fitoren ndaj kujtdo, por në krahun tjetër nuk mundet që një ndalesë ndaj një skuadre që lufton fort, të zhysë në pesimizëm një Vllazni që aq shumë ka argëtuar më futbollin e dhuruar.

Ndoshta euforia, ndoshta deri diku nënvlerësimi, futën në kurth kuqeblutë. Ambienti ka ndikimin e vet dhe fakti që në Shkodër ka nisur muzika festive e titullit nuk e ndihmon ekipin, që, megjithëse kryeson me meritë, e ka të qartë që janë edhe 20 ndeshje deri në fund, pra janë edhe 60 pikë në lojë. Për momentin, nuk ka vend as për trishtim dhe as për analiza të zgjatura e stresuese, dhe jo vetëm nga stafi teknik, por nga i gjithi qyteti, që rolin e trajnerit e ka pasion. Gjithsesi një reflektim është i nevojshëm, sepse në fundjavë, përballë kuqebluve, do të jetë Partizani.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...