Connect with us

Hi, what are you looking for?

Francë

Barazimi me Lorient, Enrique: Sulmi ishte i ndrojtur, Mbappe nuk duhet komentuar shumë!

Paris Saint-Germain e nisi sezonin e ri me një barazim 0-0 përballë Lorient, me Luis Enrique-n i cili debutoi kështu në kampionatin francez, Ligue 1.

Një nisje ndoshta jo e mirë, apo e duhura për kampionët e Francës, por trajneri spanjoll nuk e ka bërë dramë këtë barazim, ndërsa në shtëpinë e kryeqytetasve ka ende punë sa i përket merkatos.

Lexo edhe: 

Ish-trajneri i Barcelona-s theksoi se skuadra e tij ishte shume komforte në mbrojtje, por e ndrojtur në sulm, duke lëshuar kështu një sinjal edhe për drejtuesit.

“Është vetëm një barazim dhe është vetëm java e parë. E vlerësova shumë sjelljen e lojtarëve në fushën e lojës, sidomos në mbrojtje. Performanca në këtë repart ishte shumë e mirë, sidomos në pjesën e dytë. Ndoshta ju keni krijuar idenë se ne e dominuam kundërshtarin, por unë them se nuk krijuam shumë raste, por besoj se ky skenar do të ndryshojë me kalimin e ditëve. Sa i përket lojtarëve që më surprizuan më shumë? Padiskutim Ugarte, ai ishte fantastik dhe jam i lumtur për të sepse ai ka ardhur në një kampionat të ri, por shumë shpejt do ta shihni se çfarë është në gjendje të bëjë. Ne duhet të punojmë më shumë me topin, të jemi më efikas dhe më kërkues.” – tha fillimisht Luis Enrique.

Më pas trajneri u ndal edhe te kryefjala e momentit, Kylian Mbappe, me trajnerin që u tregua maksimalisht diplomat.

“A erdhi Mbappe të na takonte pas ndeshjes? Po sigurisht që po, besoj se kjo nuk është diçka e çuditshme, apo duhet të komentohet shumë.” – përfundoi trajneri spanjoll.

Mbappe e ndoqi sfidën përballë Lorient nga tribuna, ndërsa është bashkuar me skuadrën në stërvitje, por mbetet për t’u parë nëse ai do të zbresë në fushën e lojës fundjavën e ardhshme në transfertën e Toulouse.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Itali

Orë vendimtare për Interin. Të hënën e 20 majit skadon huaja që fondi “Oaktree” i ka dhënë numrit një të zikaltërve në vitin 2021....