Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Barazimi me Partizanin, Sali: Meritë e punës së trajnerit

Portieri i Kastritoti, Sali është cilësuar si lojtari i ndeshjes në takimin me Partizanin. Duke folur për emisionin ‘Gol pas Goli’, gardiani i krutanëve ka theksuar se rezultatet pozitive të marra në dy takimet e fundit, fitorja ndaj Teutës dhe barazimi ndaj ‘të kuqve’ të kryeqytetit, janë ndikuar nga puna e trajnerit Çela.

“Me ardhjen e trajnerit të ri ekipi ka ndryshuar shumë, ka ndryshuar mentaliteti dhe mënyra e lojës, jemi shumë të kënaqur me këto pikë dhe vazhdojmë të ecim para. Ekipi kundërshtar bëri maksimumin dhe të gjithë bën maksimumin.”-theksoi ai.

Duke folur për ekipin që e sheh si më të rrezikshëm, Sali theksoi se të gjithë kundërshtarët duhen parë si të  tillë.

“Të gjitha ekipet janë të forta, të gjithë lojtarët japin maksimumin, të gjithë trajnerët bëjnë maksimumin. Të gjithë ekipet janë të rrezikshëm nuk duhet të mendojmë se s’ka ekipe të rrezikshme.

Objektivi jonë është gjithmonë ndeshja e radhës dhe të japim maksimumin.

Të kesh tifozët në krah është një forcë më tepër të jep më shumë zemër, por ne jemi munduar të përshtatemi sepse nuk duhet të themi jo po s’kemi tifozët. sigurisht që nuk është një ndjesi e mirë, por që nuk kemi ç’ti bëjmë.”-tha ndër të tjera portieri i Kastriotit.

[quiz-cat id=”297408″]

Lajme të tjera

Bundesliga

Union Berlin vijon të jetë në kërkim të një trajneri, për t’iu besuar pankinën pas shkarkimit të zviceranit Urs Fischer, teksa së fundi ka...

Featured

Jasir Asani shkëlqeu në plot kuptimin e fjalës me Kombëtaren e Shqipërisë, në kualifikueset drejt kampionatit europian, duke shënuar 3 gola e duke dhënë...

Itali

Pasi përfundoi aventurën me Tottenham sezonin e shkuar, Antonio Conte vijon të shijojë pushimet dhe kohën me familjen. Megjithatë, ashtu siç e ka theksuar...

Serie A

Interi harron Frattesin. Zikaltrit publikuan protokollin e ndeshjes ndaj Juventusit, teksa mesfushori italian nuk figuronte as mes futbollistëve të formacionit dhe as mes atyre...