Kategoria Superiore

Barazimi me Vllazninë, shpresë mbijetese për Skënderbeun

Në përfundim të takimit, për Skënderbeun dhe Memellin ,në të nxehtë dhe me të drejtë, mund të ekzistonte keqardhja për një fitore të ikur duarsh, por në të vërtetë, te ai barazim ndaj Vllaznisë, në Korçë në mos të festojnë, kanë të drejtë të buzëqeshin dhe mbi të gjitha të shpresojnë.

Ishte pika e parë e Migen Memellit në stolin korçar, ku ka marrë një mision të vështirë prej tre ndeshjesh, por më shumë se te ajo pikë, te fytyra që shfaqën ndaj Vllaznisë Skënderbeu mund të gjejë identikitin e skuadrës që siguron mbijetesën. Mbi të gjitha te agresiviteti, me një nisje zjarr që tronditi kryesuesit e kampionatit.

Brdaric që e kishte të vështirë ta shpjegonte atë pjesë të parë, ku si në një ndeshje boksi, Skënderbeu e vuri Vllazninë e tij me “shpatulla për litarësh” e ndoshta me pak më tepër përqendrim mund t’i kishte dhënë edhe goditjen e “knockout”-it e munguar në rastet flagrante për të dyfishuar. Përtej individëve apo mungesave, një Skënderbe që, pas avantazhit, jo vetëm diti të mirorganizohej në mbrojtje, por gjeti dhe shtigjet për të kërcënuar seriozisht Vllazninë, me raste të pastra goli. Dakord, shkodranët mund të kenë problemet e tyre, por mbi të gjitha merita për Skënderbeun, që më në fund, tregoi se ka brumin për të bërë më mirë se deri tani.

Nëse në një ditë të tillë ata mund të jenë për një pjesë të mirë loje superiorë ndaj Vllaznisë dhe me një dorë të fitorja, kush mund t’u thotë se nuk mund të bëjnë të njëjtën gjë, ndaj rivalëve të tjerë në këtë kampionat!

 

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency