Connect with us

Hi, what are you looking for?

Katar 2022

Barazoi rekordin e Pelesë, por sa i vogël para legjendës së Brazilit

Neymar Junior është futbollisti i madh i papërmbushur brazilian i 20 viteve të fundit. Numri 10 i “Seleçaos” ka qenë pa dyshim “ylli” i skuadrës në tre Botërorët e fundit, përfshirë atë të vitit 2014 të zhvilluar në Brazil, por asnjëherë nuk ka arritur ta tërheqë skuadrën e tij drejt atij suksesi që i mungon prej 20 vitesh.

Megjithatë, shifrat mund të tregojnë një histori tjetër, sepse pikërisht ndaj Kroacisë, O Ney shënoi golin e tij të 77-të për kombëtaren, duke barazuar rekordin e “Mbretit” Pele. Legjenda e Brazilit, në fakt, përveçse ka luajtur 30 ndeshje më pak, ka një arritje unike në historike: tri Kupa Bote të fituara.

Një mit me të cilin është dashur të përballet çdo numër 10 brazilian. Pesha e historisë është e rëndë.

Neymar dukej si një nga ata që mund të dilte nga hija e Pelesë (që eklipsonte çdo lojtar të madh të “Seleçaos”) për shkak të cilësive të tij teknike dhe shpërthimit të hershëm.

Por historia e tij me kombëtaren tregon diçka tjetër. Asnjëherë nuk shkoi përtej çerekfinaleve në tri Kupat e Botës të luajtura (në 2014 ai u dëmtua para humbjes turpëruese përballë Gjermaninë dhe gjithashtu humbi finalen për vendin e tretë).

Një fat i ngjashëm edhe në Kupën e Amerikës, ku brazilianët arritën të dytët në vitin 2021, duke humbur në finale kundër rivales historike, Argjentinës.

Suksesi i vetëm i Neymarit me Brazilin është medalja e artë olimpike të fituar në shtëpi në vitin 2016. Vështirë të thuhet nëse Neymar do të ketë një mundësi tjetër për të provuar të mbushë sadopak palmaresin e tij me trofe të kombëtares.

Pas katër vitesh, numri 10 i “Seleçaos” do të jetë 34 vjeç. Në atë moshë mund të jesh ende protagonist, por sulmuesi i PSG-së është shprehur se do të ishte Botërori i tij i fundit.

Ndoshta hidhërimi i eliminimit nga Kroacia mund ta bëjë të ndryshojë mendje dhe të tentojë torfenë në turneun që do të luhet në Amerikën Qendrore dhe Veriore, por këto janë vlerësime që do të bëhen më vonë.

Neymar, pavarësisht se arriti Pelenë në krye të tabelës së golashënuesve të të gjitha kohërave të Brazilit, kurrë nuk e ka udhëhequr kombëtaren e tij drejt suksesit në një turne të madh.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...