Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Barazoi talentin gjerman, Vrioni vjen me një trofe në Kombëtare

Sulmuesi i kombëtares shqiptare, që luan për WSG Tirol, Giacomo Vrioni ka fituar “Këpucën e Artë” në elitën e futbollit austriak, kështu ai do të vijë në Durrës, te grumbullimi i kombëtares për ndeshjet e Nations League me një trofe.

Gjatë këtij sezoni në Bundesligën austriake, 23-vjeçari shqiptar ka shënuar 19 gola dhe kështu ka fituar trofeun e golashënuesit më të mirë, bashkë me Adeyemin e RB Salzburg.

23-vjeçari shqiptar u bashkua me skuadrën e WSG Tirol në verën e vitit 2021 në formë huazimi nga Juventusi dhe gjatë këtij sezoni në Austri e ka treguar vlerën si lojtar.

Në një reagim në “Twitter”, Juventus ka përgëzuar shqiptarin dhe ka theksuar se Vrioni ka bërë më mirë edhe se Adeyemi.

“Vrioni, këtë sezon në huazim te WSG Tirol, me 19 gola, u bë golashënuesi më i mirë, si Karim Adeyemi, në Bundesligën austriake. Bravo Giacomo”-shkruhet në reagimin e Juves.

Përtej ecurisë pozitive të shqiptarit, skuadra e tij, WSG Tirol mbeti jashtë Europës, pasi humbi në finalen e play off-it ndaj Rapid Vienna-s, me rezultatin e përgjithshëm 4-1.

Ende nuk dihet se cila do të jetë e ardhmja e Vrionit, por duket se Juventus nuk ka ndërmend ta shesë shqiptarin.

Lajme të tjera

Bundesliga

Thomas Tuchel mori drejtimin e Bayern Munich të premten, pas shkarkimit të trajnerit Julian Nagelsmann. Më pak se 24 orë nga zyrtarizimi i tij...

Kombëtare

Mjaft i dëshpëruar u shfaq trajneri Sylvinho në intervistën për SuperSport, pas humbjes minimale në Poloni. Trajneri brazilian nuk i kurseu komplimentet për atë...

Premier League

Tottenham shkarkon Conten. Lajmi ishte në ajër prej ditësh por mbrëmjen e të dielës ka ardhur edhe zyrtarizimi i prishjes së bashkëpunimit mes palëve....

Euro 2024

Shqipëria e nis me humbje edicionin e ri të kualifikueseve të Euro 2024, duke u mundur minimalisht 1-0 në Varshavë. Një gol i shënuan...