La Liga

Barazon me Cadiz në shtëpi, Sevilla i merr vendin e dytë Barcelonës

Sevilla është rikthyer në vendin e dytë të renditjes në La Liga pas barazimit me rezultatin 1-1 në shtëpi ndaj Cadiz, teksa miqtë morën një pikë të rëndësishme për mbijetesën.

Vendasit ishin ata që dominuan pjesën më të madhe të lojës, teksa në minutën e 7’ zhbllokuan rezultatin me En Nesyri. Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa nga “piratët” tentuan në disa raste të gjenin barazimin.

Në pjesën e dytë miqtë do të ishin më kërkues dhe në minutën e 66’ Perez shënoi golin e barazimit dhe i dhuroi një pikë ekipit të tij.

Ndeshja e raundit të 34-të të La Ligas midis Sevillas dhe Cadiz u mbyll me barazimin 1-1, me vendasit që i morën Barcelonës vendin e dytë në renditje me një pikë diferencë, pra duke qëndruar në kuotën e 64 pikëve, por me një ndeshje më shumë se katalanasit.

Ndërsa “piratët” shkojnë në kuotën e 32 pikëve në vend të 17-të, dy më shumë se Granada e vendit të 18-të, që është pozicion që bie nga elita e futbollit spanjoll, por me një ndeshje më shumë.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency