Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Barca apo Atletico? Griezmann zbulon ku do të luajë sezonin e ardhshëm

Antoinne Griezmann do të vijojë të jetë pjesë e Atleticos së Madridit. Lajmin e ka dhënë vetë sulmuesi francez nëpërmjet një postimi në Twitter, ku lë të kuptohet se do të vazhdojë të veshë fanellën “Los Colchoneros” edhe sezonin e ardhshëm.

Griezmann u rikthye në Madrid verën e kaluar në një operacion huazimi nga Barcelona, megjithatë duket se klubi i Atleticos ka vendosur të aktivizojë klauzolën që e mban edhe një sezon tjetër në huazim në “Wanda Metropolitana”.

Në këtë mënyrë, skuadra e drejtuar nga Simeone merr përsipër t’i paguajë rrogën sulmuesit francez, ndërsa te Barcelona mund të ndihen të lumtur, pasi nëse Griezmann do të rikthehej, atëherë do të komplikohej jo pak federimi i lojtarëve të rinj.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...