Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça blindon Ansu Fatin, për blerjen e Pjanicit duhet gjetur formulë tjetër

Ansu Fati nuk do të largohet nga Barcelona. Klubi katalan bllokon “xhevahirin” e tij (i lindur në vitin 2002), duke saktësuar se sulmuesi nuk do të përfshihet në asnjë shkëmbim. Gazeta “Sport” shkruan se sulmuesi kërkohet nga disa klube. Mes tyre është edhe Juventusi, që pas refuzimit të Arthurit ka hedhur sytë nga adoleshenti i Barçës, të cilin dëshiron ta përfshijë në marrëveshjen e mundshme për Pjanicin.

Në këtë pikë, të dy klubet do të duhet të gjejnë marrëveshje të tjera për të lehtësuar transferimin e Miralem Pjanicit, të cilin trajneri Quique Setien e pëlqen shumë. Nga ana tjetër, Maurizio Sarri ëndërron Jorginhon, me të cilin ka punuar fillimisht te Napoli e më pas te Cheslea.

 

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...