Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça “çmendet” për Koulibay: 40 milionë euro Napolit plus 3 futbollistë

Një ofertë e çmendur. Kështu e kosnideron e përditshmja katalane “Sport” propozimin që Barcelona ka vendosur t’i bëjë Napolit për një nga protagonistët e sezonit rekord në Serinë A. Bëhet fjalë për Kalidou Koulibaly, mbrojtësin 26-vjeçar, që mbërriti te napolitanët në kohën e Rafa Benitezit dhe që u përmirësua ndjeshëm nën drejtimin e Maurizio Sarrit, aq sa bëri edhe rolin e regjizorit të tërhequr dhe të njeriut gol në goditjet standarde.

Nuk është hera e parë që futbollisti senegalez, pjesëmarrës në Botëror, përfundon si objektiv i klubeve të mëdha. Edhe Chelsea po studion mundësinë e blerjes së tij.

Por cila është oferta “blaugrana” për Koulibaly? Sipas raportimeve të fundit, Barça është gati të shpenzojë 40 milionë euro, plus tre futbollistë. E cilët janë ata? Sulmuesi Paco Alcacer dhe dy mesfushorët Denis Suarez dhe Andre Gomes.

Ndoshta De Laurentiis e ka pikë të dobët 26-vjeçarin, por me 40 milionë euro dhe me tre elementë cilësorë, mund të ndërtojë gjysmën e skuadrës.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...