Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Barça-Coutinho, telenovela vazhdon

Transferimi i Coutinhos te Barcelona duket se po rezulton një nga telenovelat më të gjata, pasi ka filluar që në verën e kaluar dhe nuk dihet ende nëse do përfundojë në muajin janar.

Katalanasit duken të bindur për transferimin e brazilianit në ‘Camp Nou’, por duan të shfrytëzojnë edhe vullnetin e Coutinhos për të ulur sa më shumë çmimin e kartonit.

Nga ana tjetër, drejtuesit e Liverpoolit e kanë treguar se janë ‘kokëfortë’ dhe nuk lëshojnë fare në këtë drejtim. Së fundi, klubi anglez ka bërë të ditur edhe çmimin final të kartonit të Coutinhos, që është plot 140 milionë euro, duke ia lënë topin Barcelonës, për të bërë marrë vendimin final.

Nga ana tjetër Jurgen Klopp ka identifikuar edhe pasuesin e brazilianit, pikërisht fantazistin francez të Monacos, Thomas Lemar, që në fund të gushtit refuzoi ofertën e Arsenalit, për të pritur zhvillimet te ‘The reds’.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...